Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon që Ligji për regjistrimin menjëherë të tërhiqet nga debati kuvendor

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Ligjit për regjistrim nga debati kuvendor dhe të organizohet debat brenda partisë dhe brenda shtetit në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

“Zbatimi i regjistrimit duhet të bazohet në konsensusin e arritur nga të gjithë faktorët politikë, të gjithë faktorët shoqërorë, që të mund të arrijmë deri në një operacion statistikor të kryer me sukses, në të cilin të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të kenë besim. Pas abuzimit të dukshëm të flamurit evropian, refuzimit të të gjitha ndryshimeve konstruktive të Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Qeveria vazhdon me arbitraritetin, jotransparencën dhe arrogancën e saj për të zbatuar zgjidhje të dëmshme për shtetin dhe qytetarët”, u shpreh deputetja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska.

Më tej ajo shtoi se ata si deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse u bëjnë thirrje qytetarëve që të mobilizohen, së bashku të paraqesin një iniciativë në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, për të mbledhur nënshkrime për projektligjin, i cili do të paraqitet në Kuvend dhe për anulimin e këtij ligji i cili me forcë, planifikon ta miratojë shumica parlamentare.

“Republika e Maqedonisë duhet të kryejë regjistrim që do t’i përmbajë rekomandimet e Eurostat dhe rregulloret e Parlamentit Evropian si dhe rekomandimet dhe standardet e Kombeve të Bashkuara dhe për këtë arsye si një vend që duhet të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian nuk duhet të lejojmë eksperimente që janë vetëm pazare të koalicionit. Qytetarët nuk i besojnë këtij operacioni edhe tani kur ligji për regjistrim nuk është miratuar dhe kjo është arsyeja pse ne si deputetë kemi detyrën dhe detyrimin të bëjmë gjithçka që ky proces të ndalet dhe të fillojmë përsëri dhe në mënyrë konsensuale të tregojmë se ende dimë dhe mundemi për çështje të rëndësishme të miratojmë vendime të duhura”, u shpreh Stojanoska.

Në fund ajo u bëri thirrje deputetëve nga shumica parlamentare që të ngrihen mbi situatën dhe t’i vendosin si prioritet interesat e Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve, dhe jo interesat e tyre partiake.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Organizatat qytetare dhanë kontribut të veçantë në luftën me Kovid-19, mbeten partner i fuqishëm i qeverisë

T E

Mirçeski rizgjidhet drejtor i SHPPP

admin

“Jahja Kemal”, e përgatitur për vitin e ri shkollor

T E

414 raste të reja dhe 496 të shërruar

T E

Boçvarski: Në kushte të pandemisë, projektet realizohen me intensitet të rritur

Z H

Arrestohen tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, dyshohen për terrorizëm

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...