VMRO-DPMNE kërkon seancë urgjente në Kuvend për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

Shkup, 6 tetor – Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi nismë për thirrjen e seancës urgjente të Kuvendit, me dy pika në rend dite – vendimi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

 

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, tha se pyetja e tyre për qeverinë është “edhe sa njerëz duhet të digjen që të ketë përgjegjësi”.

Milloshoski rikujtoi se në Rumani para pesë ditësh ndodhi zjarr në një spital ku e humbën jetën pesë persona dhe se atje u dorëhoq gjithë qeveria.

Për këtë, siç tha Milloshoski, OBRM-PDUKM konsideron se agjenda e gjelbër e BDI-së dhe LSDM-së, për fat të keq, u dogj spitali modular në Tetovë, me çka u dogj edhe parimi për përgjegjësi politike dhe objektive të bartësve të funksioneve publike që duhet të përkujdesën për shëndetin e qytetarëve.

Related posts

VMRO-DPMNE dorëzoi Rezolutën, në shkresë kanë përdorur emrin Maqedonia e Veriut

D V

Oda Ekonomike: Turizmi i Maqedonisë së veriut me numra më të dobët në rajon, rimëkëmbja më herët në vitin 2023

D V

Ziadin Sela: Lutemi për ty Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More