Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE kritikon Qeverinë e LSDM-së në luftën kundër Covid-19

Shkup, 15 prill, zhurnal.mk – Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese thonë se qytetarët e Maqedonisë me jetë e paguajnë paaftësinë e pushtetit të LSDM-së.

“Në mënyrë drastike rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve. Dhjetëra jetë humben për shkak se raportit joserioz të pushtetit ndaj shëndetit të qytetarëve. Ajo që më së shumti na shqetëson është që pjesa më e madhe e pacientëve që kanë vdekur aspak nuk kanë marrë kujdes nga institucionet shëndetësore dhe kanë vdekur rrugës drejt spitalit”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se se numri i të infektuarve nga coronavirusi në krahasim me fqinjët e Maqedonisë është më i madh por edhe numri i vdekjeve në një milion banorë.

“VMRO-DPMNE edhe një herë bën apel se është e nevojshme testimi masiv me qëllim që të parandalohet bartja e virusit, posaçërisht në epiqendrat ku ka numër të madh të të infektuarave si Shkupi, Prilepi dhe Kumanova. E turpshme është me ditë të pritet për testim apo rezultate”, shprehen nga partia opozitare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...