Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: KSI dhe Filipçe të japin dorëheqje

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE kërkon që Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe të shkojnë dhe të japin dorëheqje, transmeton Zhurnal.

“Maqedonia me Venko Filipçen në krye të shëndetësisë po then rekorde negative. Numri prej 870 të infektuarve për vetëm një ditë është direkisht faji i tij. Filpçe ka fjetur gjatë gjithë verës, edhe pse e ka ditur se vjen vala e vjeshtës të Kovidit, nuk është përgatitur. Numri i të vdekurve është gjithashtu alarmant, 14 dje, ndërsa disa ditë ky numër është dyshifror. Kapacitetet spitalore janë mbushur, Filipçe gjatë gjithë verës nuk ka bërë asnjë hapsirë spitalore më shumë. Vakcina kundër gripit sezonal nuk ka. Të sëmurët kronik janë në goditje”, thonë nga kjo parti.

Sipas VMRO-DPMNE-së, personeli mjeksorë nuk është tërësisht i trajnuar, edhe pse është mundër të zbatohet sistemi i rotacionit, kjo nuk është bërë.

“Venko Filipçe nuk ka bërë asgjë për të parandaluar përhapjen enorme të sëmundjes. Problem shtesë është edhe ndotja e ajrit, për të cilën qeveria për katër vite nuk ka zgjidhje, edhe pse vërtetonin se do ta zgjedhin problemin me ndotjen e ajrit menjëherë pasi të vijnë në pushtet, 4 vite më pas ajri është më i ndotur nga e kaluara. Kombinimi nga ndotja e ajrit dhe Kovid, ndikon në mënyrë fatale për personat me sëmundje kronike por është problem edhe për gratë shtatëzëna, për këtë shkak VMRO-DPMNE kërkon lirimin e tyre nga puna. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk ka çmim. Filipçe trego empati minimale me qytetarët dhe jep dorëheqje”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Marrëveshja me Bullgarinë nuk është gabim, por bazë për zgjidhjen që do ta garantojë rrugën tonë evropiane

Z H

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin kosovar, Zemaj

T E

Prokuroria jep detaje për vrasjen me sëpatë në Gostivar

T E

Kriza nga Covid 19: Jetesa po vështirësohet, të ndihmohemi

T E

Lajmi i fundit/Qeveria vendos të heq PCR testin vetëm me Kosovën, me vendet tjera duhet negativ 48 orë

T E

Një pjesë e kompensimeve të cilat i kanë marrë PSP-ja nuk janë në pajtim me rregullativën ligjore

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...