Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: KSI është vendosur në shërbim të Zaevit

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e ka akuzuar Komisioni për Sëmundje Infektive se ka dështuar keq në lidhje me menaxhimin e situatës me epideminë.

Nga kjo parti thonë se në vend që ata të jenë mjekë, e vendosin veten si politikanë.

“Epilogu është gati 6.000 të infektuar me Kovid-19 që nga fillimi i muajit. Komisioni që tha se gjithçka është nën kontroll dhe e vendosi veten në pozicionin e ekzekutuesit të Zaevit dhe Filipçes, tani është një nga më fajtorët për numrin e madh të të infektuarve. LSDM-ja politizon gjithçka. Si Komisioni për Sëmundjet Infektive, ashtu edhe menaxhmenti në kujdesin shëndetësor janë të politizuara, prandaj nuk bëhet asgjë gjatë gjithë verës për pajisjen e ambienteve të reja spitalore dhe kjo është arsyeja pse personeli mjekësor po ikë nga Maqedonia”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...