Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: LSDM ka bërë mbi 4100 punësime partiake dhe ka shkelur procesin zgjedhor

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja opozitare sot përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza mbi Lidhjen Social Demokrate, duke thënë se gjatë dy muajve të fundit, kjo parti ka kryer mbi 4100 punësime partiake, me qëllim për të përfituar në zgjedhjet e parakohshme, informon Zhurnal.

Nga kjo parti konsiderojnë se Qeveria e LSDM-së nuk e ka mohuar këtë gjë dhe sipas tyre, LSDM në këto zgjedhje ka hedhur një njollë të zezë me këto punësime, të cilat janë burim i nepotizmit.

“Kjo paraqet korupsion zgjedhor me të cilën Zaev dëshiron të shpëtojë nga humbja dhe të ikë nga përgjegjësia për kriminelët. Këto punësime ndodhin pasi LSDM e dinte se do të ketë Qeveri teknike dhe zgjedhje të shpejta, që do të thotë se kryer shkelje të procesit zgjedhor. Këto punësime partiake të cilat janë burim i nepotizmit janë në funksion të blerjes së paqes partiake, dhe punësimin e fëmijëve, kushërinjve, motrave dhe vllezërve të funksionarëve të LSDM-së”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti më tej shtojnë se në asnjë shtet normal nuk bëhen punësime sidomos në armatë, veçanërisht para zgjedheve. Ata thonë se pas çdo punësimi të LSDM-së qëndron një qytetar i dëshpëruar kualitetet e të cilit nuk janë të njohura për Qeverinë, dhe pikërisht kjo është arsyeja që po ikin kuadrot e kualifikuara.

“Punësimet partiake nuk do ta shpëtojnë Qeverinë në ikje. Lufta e Zaev është për shpëtim nga përgjegjësia për krimet e tij”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...