Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: LSDM s’ka bërë asgjë për konviktet e studentëve

Shkup, 9 maj – Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet se fotografitë që i publikuan mediat, ku shihen banjat e shkatërruara është dëshmi se pushteti dy vite s’ka bërë asgjë.

“Zaev dhe Kaevski premtonin qytet studentësh, me kushte moderne, por dy vite pas kësaj s’ka asgj, konviktet e studentëve janë në gjendje katastrofale ndërsa ushqimi është i dobët’, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Sipas tyre LSDM s’ka bërë asgjë për konviktet dhe se për dy vite ka shpenzuar shtatë miliardë euro buxhet dhe asgjë s’ka ndërmarrë për studentët.

Ata shtojnë se në vend së punësojnë djemtë dhe vajzat, pushteti duhet të blejë ushqim më të mirë për studentët dhe se investimet te konviktet e studentëve ndaluan me shkuarjen e VMRO-DPMNE-së në opozitë

“Dy vite studentët mundohen të mbijetojnë te konviktet në Shkup por edhe te qytetet tjera në shtet. Pakujdesi duhet të ndalojë, të rinjtë presin ndryshime”, thuhet kumtesën e partisë opozitare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...