Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë.
Nga kjo parti thonë se Maqedonia me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen shkon drejt skendarit të Lombadrisë.
“Në ditën e fundit janë regjistruar 862 të infektuar të rinj dhe 14 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në rreth 8500. Pohimet se janë të përgatitur për valën e vjeshtës, ndërsa janë mbushur kapacitetet spitalore, thuajse gjithë sistemi shëndetësor është në kaos, për shkak të keqmenaxhimit me gjendjen”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti shtojnë se me numra të tillë Maqedonia është vazhdimisht në statistikat e zeza, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk ndjejnë përgjegjësi.