Maqedoni

VMRO-DPMNE: Maqedonia numëron 700 të vdekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps që para se të fillojë vala e dytë e pandemisë së coronavirusit.

Sipas tyre, kjo është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Zaevit dhe Filipçes.

“Maqedonia me 24 orët e fundit arriti në numrin prej 700 të vdekurve nga coronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto numra janë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë nëse krahasohet numri i banorëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Filipçe parashihte, shtojnë nga kjo parti, që për tetë herë të ketë më pak të infektuar dhe të vdekur në valën e parë dhe bashkërisht me Zaevin promovuan normalitet të ri që kontribuoj që epidemia të del nga kontrolli.

“Qeveria dëshmoi se nuk din dhe nuk mund të menaxhojë me krizën shëndetësore. Atyre ju interesonte të rrinë në pushtet pa bërë plan dhe strategji konkrete, protokolle mbrojtëse dhe masa se si të mbrohet shëndeti dhe tani para valës së dytë nuk dinë çtë bëjnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Postime të ngjashme

Kontrolle të përforcuara për sanksionim të mosrespektimit të rregullave në komunikacion

Z H

31 viktima dhe 977 raste të reja me Covid

T E

Sot aktgjykim për padinë e Ruskoskës kundër VMRO-DPMNE-së

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...