Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Me Maqedoninë udhëheq një bandë kriminale

Shkup, 3 korrik, zhurnal.mk – Me Republikën e Maqedonisë udhëheq bandë kriminale në krye me kriminelin e amnistuar Zoran Zaev. prej ditës në ditë rritet numri i skandaleve me korrupsion, ku janë involvuar përfaqësues të lartë të kësaj qeverie kriminele.

“Buxheti i Republikës së Maqedonisë, paratë e popullit shërbejnë vetëm për pagesën e tenderëve dhe granteve kriminale, për punësime partiake”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti akuzojnë se funksionarët e kësaj, siç thonë ata, Qeverie kriminale nuk punojnë në interes të qytetarëve, por për pasurim personal dhe realizimin e interesave të ngushta partiake në dëm të qytetarëve.

“Vetëm në Maqedoninë e Zoran Zaevit, Dragi Rashkovski edhe më tej do të mbetet i paprekur”, thuhet në kumtesë.

Paprekshmëria e tij, thuhet më tej, e mundësuar nga prokuroria “Ruskoska” dhe gjyqësia “Kacarska” i jep të drejtë të kërcënojë gazetarë.

“Koço Angjushev punon vetëm për vete dhe për bizneset e tij. Organizata ndërkombëtare ekologjik ‘Benkvoç’ e ceku Angjushevin se ka ndikuar në miratimin e ligjeve me qëllim që të ndërtojë hidro-centrale të vogla. Banda kriminale në pushtet do të përgjigjet për gjërat e bëra. Secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet për veprimet e veta. Në Maqedoni do të kthehet drejtësia, do të kthehet dita kur Zoran Zaev dhe njerëzit e tij do të shkojnë ne pension politik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...