Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Me qeverinë e Zaevit jemi “regjim hibrid”

Shkup, 3 shkurt – Zaev premtoi një të ardhme në Evropë, ndërsa vendi nuk mund të lëvizë nga Afrika. Premtoi jetë, ndërsa u bë rekorder në mjerim. Ata premtuan drejtësi, ne mbetëm të mbërthyer në regjim hibrid, kështu thonë në komunikatë me shkrim për media nga opozitarja VMRO-DPMNE, duke aluduar në ngecjen e procesit euro-integrues të vendit, përcjell Zhurnal.mk

“Maqedonia me Qeverinë e Zaevit edhe zyrtarisht është “regjim hibrid” i cili është “më i korruptuari” në Evropë. Sipas Indeksit të Demokracisë, në vitin 2020 është në vendin e 78-të ose nuk kemi përparuar krahasuar me vitin e kaluar në renditjen e bërë nga “Ekonomist”, duke e shpallur përsëri vendin një regjim hibrid. Nëse sipas Transparensi Interneshënëll jemi një nga vendet më të korruptuara në Evropë në grupin me Tanzaninë, Burkina Faso, Kolumbinë, Gambian, sipas Indeksit të Demokracisë ne jemi një regjim hibrid së bashku me El Salvadorin, Ukrainën, Bangladeshin. Diagnoza është mafia, përgjigja duhet të jetë populli! Do të fitojmë, sepse Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër”, thuhet në komunikatën e opozitares VMRO-DPNE. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Zjarret në Turqi / Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

R Zh

Sela takim me diasporën e Strugës

R Zh

Zaev: Do të ulet pragu për kandidatët e pavarur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...