Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – “Edhe Zaev edhe Buçkovski sjellin vdekjen e Maqedonisë, Filipçe dhe Angellov për shkak të paaftësisë janë përgjegjës për vdekjen katastrofike nga virusi korona. Kjo për fat të keq është një recetë për dështim”, thuhet në kumtesën që këtë mëngjes partia në opozitë VMRO-DPMNE ua ka drejtuar mediave.
Më tej shtojnë se “kryeministri në largim, Zoran Zaev dhe ekipi po bindin opinionin se epidemia është nën kontroll, 33 persona vdiqën në vetëm një ditë, ndërsa rreth 35 për qind e të testuarve janë të sëmurë”.
“E rëndësishme është për qeverinë vetëm të sigurojë privilegje për zyrtarët në mes të epidemisë në kurriz të qytetarëve. Ekzistojnë teste falas dhe të shpejta për zyrtarët, trajtim falas, ndërsa populli mbetet vetëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit kërkojnë dorëheqjen e Zaevit. Qeveria e tij e papërgjegjshme i kushton shëndet dhe jetë qytetarëve”, thuhetë në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.