Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE ngushëllon familjet që humbën të afërmit e tyre nga Covid-19

Shkup, 16 prill, zhurnal.mk – Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim ju shpreh ngushëllime qytetarëve që humbën më të afërmit për shkak të coronavirusit dhe se disa qytete ka rrezik të lartë që sëmundja të dalë nga kontrolli.

“Lufta politike mes kryeministrit teknik dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës rrezikon jetën e qytetarëve që jetojnë në atë komunë”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, numri i të vdekurve dhe të infektuarve vazhdimisht rritet ndërsa Maqedonia është ndër shtetet e para në rajon dhe Evropë për nga vdekshmëria nga coronavirusi.

Ata shtojnë se Qeveria në këtë kohë pandemia nuk sigurojnë mjaftueshëm testime dhe nuk ka pajisje për mbrojtje për ata që kujdesen ndaj shëndetit të qytetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...