Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë

Zhurnal Ads

Shkup, 5 nëntor – Zhurnal.mk – Në Komitetin ekzekutiv VMRO DPMNE ka diskutuar me situatën e ditëve të fundit me virusin korona dhe ka ardhur në përfundim se varësisht numrit të lartë të të prekurve dhe të të vdekurve nga virusi dhe menaxhimit të keq nga ana e institucioneve, nuk ka kushte për zgjedhje të parakohshme në Shtip dhe Pllasnicë. Ata kërkojnë të anulohen deri në krijimin e kushteve të përshtatshme.

“Nuk mundet Qeveria të kërkojë që qytetarët të mbajnë maska dhe të presin që partitë të bëjnë fushatë të suksesshme. Nuk mund të ndalojnë grupimet prej me shume se katër vetash dhe të presin që zgjedhjet të mos e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Zgjedhja e kryetarit të Shtipit me mandat 9 mujor mund të presë.” – thonë nga kjo parti.

Nëse pushteti vendos të mbahen zgjedhjet, atëherë VMRO DPMNE-ja kërkon që ata edhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që mund të pasojë.

Postime të ngjashme

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

XH,I

Bexheti në mbikëqyrje të punimeve në vendbanimin Krushopek (FOTO)

R ZH

Debat i Komisionit për pensionin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...