Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE nuk do të mbështet ligjin për shfuqizim të lustrimit

Shkup, 13 janar, zhurnal.mk – “Partia e të aboluarit Zoran Zaev tani po bën abolicion për kodoshët”, deklaroi sot në pres konferencë në Kuvend deputeti Zoran Ilioski nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, lidhur me ligjin për shfuqizimin e lustrimit që sot është në rend dite para anëtarëve të Komisionit për sistem politik, transmeton Zhurnal.

VMRO-DPMNE vlerson se ligji është në kundërshtim të plotë të vlerave evropiane dhe principeve demokratike dhe për këtë shkak nuk do ta mbështesin.

“Me LSDM-në, Maqedonia u bë shteti i vetëm në Evropë në të cilën nuk ka lustrim për kodoshët e regjimit komunist, që karrierat e tyre i ndërtuan duke i spiunuar patriotët maqedonas por edhe qytetarët e pafajshëm. Republika e Maqedonisë është shteti i vetëm në Evropë në të cilën kodoshët e regjimit komunist që trukuan dhe shkatërruan ardhmërinë e njerëzve, në vend që të dënohen, për këtë do të marrin edhe para nga shteti”, tha Ilioski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...