Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nuk do të pranojmë regjistrim talibanez të popullsisë

Shkup, 27 dhjetor – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar se nuk do të pranojnë regjistrim të popullsisë nëse bëhet sipas mënyrave të Zoran Zaev.

Ata regjistrimin të popullsisë të Zaevit e quajnë talibaneze. Njashtu, edhe zgjedhjet e fundit i quajnë talibaneze, informon Zhurnal.

VMRO kërkon të furnizohen 10 mijë terminale të cilat do të mund të gjurmojnë gishtat e qytetarëve.

“Zaev i cili organizoi zgjedhje talibaneze, tani do të regjistrojë në mënyrë talibaneze. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë regjistrim të tillë. VMRO e ka përsëritur kërkesën për blerje të 10 mijë terminaleve të cilat do të mund të gjurmojnë gishtat. Në këtë mënyrë, do të kryhet regjistrim real dhe do të na japë informata reale statistikore”, thonë nga kjo parti.

Ata gjithashtu thonë se ky ligj po keqpërdoret duke vendosur flamurin evropian gjatë sjelljes së ligjit dhe i njejti po zbatohet si një marrëveshje politike e jo si operacion statistikor.

“Qeveria i udhëheqë të gjitha çështjet duke mos pyetur opozitën. Deri tani nuk kanë treguar se me çfarë metode duan ta kryejnë regjistrimin. Me fshehjen e metodës, lënë dyshime para publikut. Sipas mënyrës që LSDM dëshiron të zbatojë regjistrimin në shtet mund të dalin 3 milion banorë jo realë, që në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë”, thonë nga VMRO duke shtuar se realizimi i regjistrimit me forcë është katastrofike për shtetin.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...