Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Numri i të infektuarve është 6 herë më i madh se parashikimet e Filipçes

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE përmes komunikatës së sotme për media ka akuzuar Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për keqmenaxhim me Covid 19, informon Zhurnal.

Siç thonë nga DPMNE, Qeveria e udhëhequr nga LSDM edhe pas gjashtë muajve pasi u përhap korona virusi, nuk kanë strategji si të përballen me Covid 19.

Ata shprehen se LSDM dhe Zaev nuk sigurojnë asnjë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve, e as që kanë ndonjë siguri apo dalje nga situata.

“Numri i të infektuarve është më tepër se 11 mijë, apo gjashtë herë më tepër se parashikimet e ministrit Venko Filipçe. Numri itë vdekurve tejkaloi numrin 500. Edhe përskaj kësaj, autoritetet nuk e dinë se çfarë po ndodhë tani e as çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Vështirë po përballen edhe me klasteret. Zaev dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk e dinë si të menaxhojnë me pasojat e korona krizës”, potencojnë nga partia.

Nga VMRO gjithashtu akuzojnë se për më pak se 30 ditë do të fillojë viti shkollor, ndërsa autoritetet ende nuk kanë plan për proces arsimor.

“Fëmijët dhe prindërit nuk e dinë nëse do të fillojë viti shkollor me pjesmarje fizike dhe nëse fillon, a do të ketë ligjerata apo përsëri procesi do të vijojë online. Zaev dhe Qeveria e LSDM-së dinë vetëm një gjë – si të dëmtojnë qytetarët dhe shtetin. Zaev dhe Qeveria e LSDM-së e rritën borxhin publik për më tepër se 1 miliard euro për vetëm 3 muaj. Nuk ka projekte kapitale, e askush nuk i pa ato të holla”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...