Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE paralajmëron impiçment ndaj Presidentit

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka paralajmëruar thirrje në përgjegjësi (impeachment) për presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp nuk tregoi se kur do të jetë vendimi përfundimtar, por tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe do të diskutohet në organet e partisë.

“Ne kemi thënë se Pendarovski është bashkëpunëtor i mafias së Zaevit, e cila fatkeqësisht funksionon në këtë shtet më mirë se mafia më e madhe në botë ‘Cosa Nostra’”, tha Arsovski.

Mundësia për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin, siç kanë thënë nga VMRO-DPMNE, vjen pasi konsiderojnë se ai i ka keqpërdorur vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga kjo parti dje thanë se nuk do të votojnë në Kuvend për konfirmimin e vendimeve të Pendarovskit, i cili për pesë herë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë.

Postime të ngjashme

Moti sot me vranësira, temperatura deri në 18 gradë

T E

Në Shkup sanksionohen 393 shoferë, nga të cilët 164 për tejkalim të shpejtësisë

XH,I

CIVILi u bën thirrje grupeve të tifozëve të mos përdorin gjuhë të urrejtjes dhe dhunë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...