Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

Shkup, 3 mars – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së paraqiti sot në Kuvend një Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të Ligjit për regjistrim, me procedurë urgjente.

“Si deputetë të VMRO-DPMNE-së, të inkurajuar nga mbështetja e madhe e qytetarëve, por edhe nga lufta jonë kundër një regjistrimi kaq të rremë, e kemi parashtruar këtë projektligj për ndërprerjen e validitetit të Ligjit për regjistrim dhe për të kërkuar një seancë urgjente të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ku do të votohet ky Propozim ligj dhe do të ndalet ky regjistrim politik dhe kjo katastrofë kombëtare”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.

Ajo në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht cilës parti politike dhe koalicioni i përkasin dhe pa marrë parasysh etninë dhe kombësinë, të mbështesin këtë Projektligj.

Sipas saj, pushteti “nuk devijon nga marrëveshja politike” dhe nga qëllimi për të mbajtur regjistrimin me çdo kusht.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...