Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Paratë nga rritja e çmimit të rrymës, më vonë do t’i marin LSDM-ja përmes tenderëve

Shkup, 9 gusht – Zhurnal.mk – Zoran Zaev dhe LSDM përmes çmimit të rritur të rrymës elektrike të cilën duhet ta paguajnë qytetarët, po mbledhin para të freskëta të cilat më vonë përmes tenderëve duhet t’i marin kompani të afërta me Qeverinë e Zaev.

Kështu thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së, informon Zhurnal.

Nga kjo parti shtojnë se nëse LSDM ka punësuar aktivistë partiak dhe ka blerë vota para zgjedhjeve, kështu LSDM ka ndikuar në rritjen e çmimit të rrymës, e cila gjithkund në rajon dhe botë po ulet ndërsa vetëm tek ne po rritet.

Nga VMRO shtojnë se LSDM nuk brengoset fare për qytetarët, por interesohet vetëm për interesin e disa individëve të afërt me Zaevin.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...