Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Partitë parlamentare t’i mbështesin ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm

Shkup, 2 shkurt – VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjitha partive parlamentare, t’i mbështesin propozim ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm, të cilat i parashtruam në Kuvend, ndërkaq me qëllim që t’u ndihmohet maturantëve.

“Maturantët vitin e kaluar u përballën me probleme të mëdha, si mosmbajtja e mësimit dhe orët e shkurtuara, në kohëzgjatje prej 30 minutave, e tërë ajo çoi drejt numrit më të vogël të orëve të mësimit dhe vështirësi më të mëdha të nxënësve për mësim të materialit. Me qëllim që t’u ndihmohet ata të vazhdojnë me arsimimin e tyre pa strese shtesë, ne konsiderojmë se kërkesat e tyre të kalojnë dy lëndë të maturës janë të arsyeshme. Mbretëria e Bashkaur, Irlanda, Franca dhe Belgjika, tashmë e zbatuan këtë model për ulje të numrit të lëndëve të cilat maturantët do t’i kalojnë”, thuhet në thirrjen e VMRO-DPMNE-së, përcjell Zhurnal.mk

Nga kjo parti kërkojnë nga të gjitha partitë, poisaçërisht nga pushteti, t’i mbështesë këto ndryshime ligjore, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit. “Koha është të lihen anash interesat ngushta partiake dhe të mbështeten ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm”, thonë nga VMRo-DPMNE. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...