Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Përmbaruesit nuk do të mund të konfiskojnë më shtëpi nëse nuk keni një tjetër

Shkup, 6 korrik – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikatë për media, kanë zbuluar edhe një detyrë të cilën do ta marin mbi supe nëse fitojnë shumicën parlamentare në zgjedhjet e 15 korrikut, informon Zhurnal.

Nga kjo parti kanë shpalosur një masë e cila me siguri do u pëlqejë qytetarëve, sidomos asaj të kategorisë së mesme dhe të ulët. Nga VMRO thonë se nuk do të lejojnë që përmbaruesit të konfiskojnë shtëpitë apo banesat e banimit për qytetarët të cilët nuk posedojnë një tjetër të tillë.

“Në politikën e dënimit do të zbatohet sistemi – prevencion e më pas dënim. Do të konfirmohet një model i ri i punës të inspeksionit të punës dhe të tregut në bazë të sistemit të deklaratave me gojë të parregullsive të evidentuara në punën e personit juridik, periudhë për largimin e tyre e më pas dënim. Dënim do të ketë vetëm kur parregullsia nuk është korigjuar në afat të caktuar dhe e njejta përsëritet nga ai subjekt juridik.

Politika e re kundërvajtëse do të konfirmohet edhe tek kundërvajtjet në komunikacion. Do të zbatohet sistemi i dënimeve të vogla por efikase, gjegjësisht decimimin të sistemit aktual të gjobave. Përshembull, nëse gjoba e tanishme për kundërvajtje në komunikacion është 300 euro, do të zëvendësohet me gjobë prej 30 eurove. Sistemi i gjobave të vogla por efektive do të kontribojë në uljen e korrupsionit, lirimin e institucioneve nga lëndët të cilat kushtojnë para dhe kohë, dhe do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për respektimin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, e drejta kushtetuese e garantuar e qytetarëve për banim është më e fuqishme se cili do ligj, për këtë, përpos nëse qytetari e vendosë në hipotekë shtëpinë e tij, në rastet e tjera do të jetë e ndaluar që qytetarëve t’u konfiskohet shtëpia, nëse nuk kanë tjetër për banim.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!