Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Platforma të tilla në baza etnike janë të nxitura nga vet Zoran Zaev

Shkup, 10 gusht – Zhurnal.mk – Derisa për liderin e LSDM-së Zoran Zaev, ftesa e Ahmetit për takim me liderët e partive politike shqiptare është me qëllim që të bëhet presion ndaj koalicionit të tij, për VMRO-DPMNE-në kjo është një prodhim pikërisht i gatishmërisë së Zaev që të meret me platforma politike të bazuara në baza etnike, transmeton Zhurnal.

Sipas tyre, Zaev është ai i cili i pari ka nxitur platofrma të tilla dhe për këtë shkak, nuk është e çuditshme që edhe tani janë në skenë platforma të tilla.

“Pranimi i platformave të ndryshme të cilat janë me parashenja etnike ishte dhe do të ngelet shenjë e Zoran Zaev, kështu që ai do të vazhdojë të meret me këtë, si exit kartë për shpëtim të karierës personale, derisa jeta dhe standardi i qytetarëve bëhet gjithnjë e më i keq”, thonë nga partia e Mickoskit.

Sa i përket idesë së partive tjera, nga VMRO-DPMNE konsiderojnë kjo është çështje e tyre legjitime.

“Principet për koalicionim të VMRO-DPMNE-së janë publikuar dhe janë thënë që më herët, ato janë përcaktimet programike për jetë më të mirë dhe përparim të shtetit”, shtojnë nga partia.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...