Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Po rrezikohet shëndeti dhe ekonomia e qytetarëve

Shkup, 24 mars, zhurnal.mk – “Shëndeti, si dhe ekzistenca ekonomike e qytetarëve, është në rrezik me sjelljen e papërgjegjshme dhe joprofesionale të qeverisë. Politika nuk duhet të mposht profesionalizmin dhe njerëzimin kur bëhet fjalë për luftën për jetën e të dashurve tanë. Zoran Zaev dhe zyrtarët e tij nuk duhet të ndëshkojnë punëtorët dhe administratën për dështimet e tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë, në këtë periudhë kur vendi po përballet me një krizë ekonomike për shkak të shfaqjes së coronavirusit, më e rëndësishme është të zbatohen masa dhe të merren vendime që do të ndihmojnë që rënia ekonomike të jetë aq e butë sa nuk ndikon në kapacitetet industriale dhe biznesmenët përmes pushimit nga puna të punëtorëve.

“Situata në të cilën ndodhet shteti është shqetësuese. VMRO-DPMNE propozon të mos shkurtoni pagat e administratës sepse ka shumë familje që mezi kalojnë muajin. Nëse u shkurtohen të ardhurat e tyre mujore, atëherë ata do të jenë në prag të mbijetesës dhe do të përballen me probleme. Barën më të madhe duhet ta mbajnë zyrtarët, oligarkët dhe ata që mund ta përballojnë atë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...