VMRO-DPMNE premton legalizimin e kripto valutave

Shkup,23 korrik – VMRO-DPMNE do të propozojnë ligj me të cilin do të legalizohet tregtimi me kriptovaluta dhe atë madje pa TVSH, informon Zhurnal.

 

Propopzim ligji përfshinë dhe lirimin tatimor me 0% në fitim dhe tatim personal më së paku deri në vitin 2023.

“Tregëtia dhe ruajtja e kriptovalutave është tanimë e mundur në disa vende të zhvilluara. Në SHBA, Pay Pal tanimë ofron për klientët e tyre tregëti me kripto valuta, ndërsa në Gjermani, mbi 40 banka kryejnë këmbim dhe pagesa me kriptovaluta.

Të mos presim e ardhmja të vijë, por ta sjellim të ardhmen”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas asaj që thuhet në kumtesë, formalizimi dhe tregëtia me kriptovaluta krijohet siguri te tregëtarët dhe mundësohen të ardhura të mëdha për buxhetin.

Kështu sipas VMRO-së, mund të gjenerohen deri në gjysmë miliard euro në vit në buxhetin e shtetit.//Zhurnal.mk

Related posts

Më 19 korrik fillon vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve

D V

Punohet në shuarjen e zjarrit të madh pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në Veles

D V

Carovska: Në interes të nxënësve është të shkojnë në shkollë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More