Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Prokuroria ende nuk e ka thirr Dudushin për dhënie të dëshmisë

Shkup, 28 qershor,zhurnal.mk – Kaluan shtatë ditë dhe nuk ka zgjidhje për rastin me kryetarin e komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush. Zoran Zaev dhe Prokuroria Publike po ruajnë kryetarin e komunës, Kurto Dudush, për të cilin i gjithë opinioni dëgjoi se si e torturonte një njeri në zyrën e tij, akuzojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Shtatë ditë, megjithëse Prokuroria Publike ka prova materiale të dëgjuar nga i gjithë opinioni në Maqedoni, nuk e thirr Dudushin që jap dëshmi, as nga personi tjetër që dëgjohet në inçizim. Shtatë ditë, Prokuroria Publike në vend që ta ndjekë Dudushin për torturim, po heton nëse pamjet janë të ligjshme ose jo. Nëse Maqedonia do të ishte një shtet ligjor dhe me atë të mos udhëhiqte kjo qeveri kriminale deri më tani së paku Dudushi është dashur të thirret për të dhënë dëshmi, ndërsa hetimi do të ishte në fazën e përparuar”, thonë nga partia opozitare.

Opozita akuzon Zoran Zaevin dhe Prokurorinë Publike të cilët, siç thonë nga atje, bëjnë përpjekje që në çdo mënyrë ta fshinë rastin me Kurto Dudushin dhe ta shpëtojnë nga përgjegjësia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...