Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Punësimi i ushtarëve partiak nuk do ta shpëtojë LSDM-në nga humbja

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një komunikate për media sot kanë hedhur akuza mbi partinë në pushtet LSDM-në, njofton Zhurnal.

Nga VMRO thonë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka pranuar se kanë punësuar 4131 ushtarë partiak, dhe këtë e kanë bërë me qëllim për të ulur humbjen, dhe siç thonë, shpreson t’i ikë përgjegjësisë penale për të gjitha krimet e bëra.

“Punësimi i armatës partiake në administratë ndodhë dhe pas marrëveshjes për zgjedhje dhe Qeveri teknike, me çka LSDM me vetëdije e thyen procesin zgjedhor. Zoran Zaev duhet ta dijë se kjo armatë e dëgjuesve partiak të vendosur në administratë nuk do t’i ndihmojë të ikë nga drejtësia”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Nga DPMNE shtojnë se pas çdo ushtari të punësuar partiak në administratë qëndron një qytetar i dëshpëruar kualitetet e të cilit nuk janë të njohura nga Qeveria.

“Pikërisht për këtë po ndodhë eksodi i kuadrove kualitative. Përshkak kënaqjes së apetiteve të LSDM-së, qytetarët po e braktisin Republikën e Maqedonisë. LSDM për këto tre vite solli vetëm mos sukses dhe ngecje në të gjitha fushat e shoqërisë. LSDM duhet të ikë që të fillojë rindërtimi i Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...