Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Pushteti që moti e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka akuzuar pushtetin në lidhje me menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Nga kjo parti thonë se Zaevi dhe Filipçe ka kohë që e kanë humbur kontrollin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Numri i të infektuarve po i afrohet 20.000 njerëzve, gjegjësisht 10 herë më shumë sesa bindjet e Filipçes. Çdo ditë kemi numër treshifror të njerëzve të infektuar, ndërsa pushteti nuk ka asnjë plan dhe as një strategji për të qetësuar situatën”.

“Paaftësia e Zaevit dhe Filipçes është arsyeja pse aktualisht kemi rreth 1000 raste aktive të njerëzve të sëmurë me COVID-19 në Shkup. Edhe pjesa tjetër e vendit është e përmbytur ku kemi mbi 1.500 raste aktive. Maqedonia po zhytet në infektim. Më fajtorët për këtë janë Zoran Zaev dhe Venko Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre në fushën e ekonomisë – qytetarët nuk kanë para, 40.000 kanë humbur punën, ndërmarrjet nuk kanë marrë ndihmë, por kjo është arsyeja pse kanë fituar kompanitë e Nina Angellovskës dhe Zoran Zaevit.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...