Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE pyet Carovskën: Sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit?

Shkup, 1 maj – Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka pyetur ministren e Arsimit, Mila Carovska, se sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit. Sipas kësaj partie, në kushte pandemie ku rreth 25,000 fëmijë nuk ndjekin shkollën, megjithëse arsimi fillor dhe i mesëm është ligjërisht i detyrueshëm, Carovska me digjitalizimin e arsimit i privon fëmijët nga mundësia për zhvillim dhe përparim të barabartë.

“Mila Carovska është e detyruar të përgjigjet: A nuk është ky i ashtuquajturi projekt digjitalizimi një projekt me vlerë 120 milion euro, para buxhetore dhe a duhet që këto 120 milion euro t’i jepen një kompani nga Kroacia? Carovska duhet të thotë nëse kjo, sipas të gjithëve, një ndërmarrje e paarsyeshme, do të kërkojë angazhimin e shumë organizatave joqeveritare, këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, të zgjedhur pa kritere të njohura?”,- deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-ja opozitare ka kundërshtuar edhe miratimin e ndryshimeve ligjore me flamurin evropian, për të shmangur procedurat e rregullta. Kundër digjitalizimit të librave shkollorë ka dalë edhe opozita shqiptare.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...