Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vlerson se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për formim të një Komisoni të ri special për koronakrizën të cilën do ta zgjedhë Parlamenti është vetëm mënyrë që të tregohen kinse po kujdesen dhe janë konstruktiv, ndërsa në thelb ky propozim është totalisht i papërmbajtur, transmeton Zhurnal.
“Në KSI janë anëtarë profesionist të lartë, ekspertë në lëminë e tyre. Nga fillimi i krizës, gjitha vendimet, propozimet dhe masat nga KSI sillen në bazë të analizave të përmbajtura epidemiologjike në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, potencoi Filipçe.
Filipe thotë se VMRO-DPMNE me bllokadën e ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse po e rrezikon shëndetin e popullatës.