Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Qeveria të deklarohet për ligjet në procedurë

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar që Kuvendi të pyesë Qeverinë teknike, nëse pajtohet me të gjitha propozim ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe kush do të jenë përfaqësuesit e propozim-ligjeve. Sipas VMRO-së Zoran Ilioski, kjo duhet të ndodh për shkak se në Kuvend ka propozim ligje nga ministrat të cilët më nuk janë në funksione. Një procedurë e këtillë sipas deputetëve të shumicës parlamentare është e panevojshme.

“Ne kemi Qeveri të re. A do e quajmë kështu ose ashtu, është qeveri e re. Kjo qeveri duhet të shpjegoi nëse qëndron pas tyre ose nuk qëndron. Nëse përfaqësuesi që është theksuar për momentin është i njëjtë ose tjetër. Nuk shoh se si ju mund të pohoni se është vetëm vazhdim i të njëjtës. Kemi kryeministër të ri”, tha Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.

“Qeveri teknike e cila duhet të përgatis zgjedhje, por është mandati i njëjtë, përbërja e njëjtë parlamentare. Do të thotë se kjo përbërje parlamentare zgjedh Qeveri. Dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të ndryshohet një pjesë e Qeverisë një përbërje parlamentare, nuk ka pasur ndërprerje të këtillë të punës. Ju dëshironi të vendosni praktikë të re dhe mendoj se nuk është në rregull”, theksoi Sonja Mirakovska, PRSD.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...