Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qytetarët arrestohen ndërsa funksionarët e BDI-së festojnë pa maska

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Zaev dhe Spasovski përsëri goditën qytetarët”

“Përderisa funksionarët e BDI-së presin torte dhe bëjnë festime në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik të Artan Grubit, pa maska dhe pa respektim të masave për coronavirus, dhe për këtë institucionet heshtin dhe nuk ngrisin asnjë procedurë, MPB gjatë ditës së djeshme arrestoi qytetarë për ndezje të zjarrit për festë fetare”, thonë nga VMRO.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Orman u arrestuan 10 persona për shkak të ndezjes së zjarrit.

“Spasovski i cili për të disatën herë dëshmoi forcë ndaj qytetarëve. Institucionet e këtij shteti janë nënë për disa, dhe njerkë për të tjerët. Funksionarët e Qeverisë për çdo ditë i shkelin masat për mbrojtje nga coronavirusi, dhe këtë e pamë se se nuk ka asnjë dënimit të shqiptuar ose ndonjë arrestim, ndërsa për qytetarët për msorespektimin më të vogël arrestohen dhe dënohen”, thonë nga kjo parti.

Në fund të njoftimit ata shtojnë se masat dhe ligjet duhet të vlejnë njëlloj për të gjithë.

Postime të ngjashme

Unioni rinor: Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia besojnë në të ardhmen e përbashkët

Bexhet Musliu

Fillon protesta për “Monstrën”, kërkohet liri dhe drejtësi

D J

Ristovska demanton Spasovskin për Mijallkovin

D J

CIVIL: Protestat për “Monstrën” të mbahen pa incidente të dhunshme dhe të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19

Bexhet Musliu

Bytyqi: Paga mesatare do të vazhdojë të rritet

D J

Shasivari: Në Maqedoni ka rreth 30 raste të montuara

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...