Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Rrugë moderne për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave

Shkup, 9 korrik – Zhurnal.mk – Prioriteti kryesor i qeverisë së re të VMRO-DPMNE-së do të jetë investimi në ndërtimin dhe riparimin e infrastrukturës rrugore.

Në programin tonë Ripërtëritja për Maqedoninë, premtojmë që shumë rrugë të reja do të ndërtohen në të gjitha rajonet e vendit.

Prioritet do t’i jepet përfundimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, e cila u fillua nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së, dhe qeveria aktuale e LSDM-së për të gjithë mandatin nuk arriti të përfundojë.

Premtojmë përfundimin e ndërtimit të pjesës së parë prej 2 km dhe projektim shtesë dhe ndërtim të 11 km të mbetur të autostradës Shkup-Bllacë.

Përfundimin e ndërtimit të rrugës së shpejtë Gradsko deri në Prilp.

Zgjerimin e rrugës nga Tetova në Gostivar që do të fitohet rrugë bashkëkohore.

Pas 15 korrikut, fillon rinovimi. LSDM ka treguar se ata mund të kryejnë vetëm më shumë krime, mund të bëjnë më shumë korrupsion dhe humbje. Le t’i japim fund kësaj. Ripërtërihu Maqedoni! Zgjidh Ripërtëritjen!

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!