Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Shifra prej mbi 6.000 të sëmurëve për tre javë është pasojë e qasjes së keqe të Komisionit nga fillimi i pandemisë

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Mbi 6.000 të sëmurë për tre javë. Strategjia e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti rezulton me debakël, thuhet në kumtesën e sotme të partisë opozitare, VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se Qeveria që e menaxhon kujdesin shëndetësor duhej të përgatitej për valën e vjeshtës të KOVID gjatë gjithë verës, por prej muajsh asgjë nuk është bërë.

“LSDM-ja nuk investoi në ambiente të reja spitalore, stafi mjekësor nuk mori shpërblim shtesë për punën dhe përkushtimin e tyre, raporti i menaxhmentit të spitalit me të punësuarit është i keq. Qeveria e ka hedhur të gjithë kujdesin shëndetësor në kaos. Dhe tani që nuk kemi asnjë ditë që numri i pacientëve të mos jetë disa qindra, pushteti nuk di çfarë të bëjë. LSDM politizoi gjithçka. Qeveria gjithashtu e ka politizuar Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, vendimet janë politike, jo profesionale. Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që nga fillimi, po bën gjënë e gabuar, pa një plan dhe strategji, vetëm për të kënaqur orekset e qeverisë. Kjo bëri që Maqedonia të mos ketë një valë të dytë të vjeshtës, por një valë të vazhdueshme me shumë shifra, të cilat po bëhen çdo ditë e më të mëdha”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Premtime të reja për veting në drejtësi, Mariçiq: Së shpejti strategjia për “pastrim”

E.E.

“Megjashi”: 42 për qind e fëmijëve ndjehen të diskriminuar

T E

2.235 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

T E

Zaev: Me marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë vendi ka bërë përparim në aspekt ndërkombëtar

T E

Tregjet dalëngadalë po e humbin betejën me super marketet

Z H

345 raste të reja, 289 të shëruar dhe 8 të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...