Shkup, 23 shkurt – Oliver Spasovski të japë dorëheqje menjëherë! Derisa Spasovski azhurnon anëtarësi nëpër shtëpi, Sasho Mijalkov i iku para syve. Edhe pse institucionet e dinin që nga e shtuna se ekzistonte rreziku që të arratiset, MPB-ja 24 orë nuk ndërmori asgjë dhe ka pritur që ai të arratiset, thuhet mes tjerash ne komunikatën me shkrim nga opozitarja VMRO-DPMNE, përcjell Zhurnal.mk
“Sipas informacioneve të cilat dolën në opinion, institucionet e dinin që të shtunën në ora 16:00 se ekzistonte rreziku i arratisjes.së Sasho Mijalkovit, por nuk ndërmorën asgjë. Ata pritën të kalonte e gjithë dita dhe Mijalkov të ikë. Nëse Spasovski e dinte që Mijalkov do të ikte, pse nuk i ndërmori të gjitha masat e nevojshme kundër arratisjes së tij?! Pse lejoi që Mijalkov të arratisej?! Vetë fakti që Spasovski ishte në diheni për arratisjen e Mijalkovit dhe nuk ndërmori asnjë veprim flet se Spasovski me vetëdije e ka lënë Mijalkovin që të arratisej. Ekziston një dyshim bazë se ka një marrëveshje Zaev – Spasovski – Mijalkov për arratisjen e Mijalkovit dhe Spasovski duhet të japë dorëheqje menjëherë. Çdo ditë e kaluar në krye të MPB-së është e dëmshme për shtetin. Dorëheqje menjëherë”, thonë nga VMRO-DPMNE. (Zhurnal.mk)