Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Të amnistuarit të mos merren me politikë

Shkup, 10 janar, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE do të insistojë që personat e amnistuar të mos mund të merren me politikë. Kështu ka deklaruar zëdhënësi Dimçe Arsovski duke akuzuar deputetin e LSDM-së Aleksandar Kiracovski, se përmes propozim ligjit për mos vjetërsimin e veprave penale përpiqet të shpëtoj vetveten.

Ne po ashtu do të kërkojmë që çdokush që do të merret me politikë dhe që ka për qëllim të merret ti shqyrtohet prejardhja e pronës, personat e falur dhe amnistuar të mos mund të merren më me politikë dhe normalisht të mos vjetërsohen të gjithë ata vepra të korrupsionit të lartë. Njëra nga arsyet kryesore se pse pikërisht Kiracovski e dorëzon këtë ligj, është se në një mënyrë tenton të mbrohet nga ndonjë krim i vetë që mund ta ketë bërë në të kaluarën”-pohoi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, u shpreh se e mbështesin propozim ligjin e deputetit të tyre Aleksandër Kiracovski, por shtoi se për LSDM-në është i pranueshëm edhe propozimi i opozitës që të hetohet prona e gjykatësve dhe prokurorëve. Ndërsa për ndalesën që personat e amnistuar të mos mund të merren me politikë, shtoi se duhet të diskutohet në Kuvend.

Le të hyjë në Kuvend, do të vijë në rend të ditës së komisioneve, gjithsesi se ne si deputetë do të kemi debatet tona, diskutimet tona dhe vetë deputetët sipas bindjes së tyre personale mund të debatojnë në suaza të Kuvendit dhe të vendosin edhe në Komisione edhe në seanca plenare”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, dorëzoi dje në Kuvend propozim ligj me të cilin, kërkon që të shtohet për tre fish më shumë afati i vjetërsimit të veprave të rënda penale të politikanëve dhe personave të zgjedhur dhe emëruar. Ai nënvizoi se nëse ka vullnet nga deputetët, ky propozim ligj mund të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...