VMRO-DPMNE “tërbohet” pasi dëgjoi për kandidimin e Joveskit si gjykatës kushtetues

Shkup, 9 korrik – VMRO-DPMNE-ja opozitare me të dëgjuar për Joveksin, menjëherë kanë reaguar përmes një kumtese për media. Bëhet fjalë për propozimin që Joveski nga prokuror publik republikan të bëhet gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

 

Sipas VMRO-DPMNE-së, me këtë gjest, Zaev po e dëshmon se po vendosë një dëgjues i dëshmuar i tij, dhe mbrojtës i krimit në Gjykatën Kushtetuese, informon Zhurnal.

Sipas tyre, nëse dëshmohen lajmet se Joveski do të bëhet gjykatës kushtetues, kjo nuk do të ishte përshkak kompetencave dhe përvojës së tij, por përshkak se për katër vite ishte mbrojtës i krimit të qeverisë.

“Në kohën kur Joveski është shef i PP-së, nuk ka lëndë për Zaevët për rastin “Reket” ku dëgjuam se nga kryerësi kryesor paratë kishin përfunduar tek Zoran dhe Vice Zaev.

Joveski nuk ka hapur asnjë rast për Den Donçev i cili e pamë si futë një sasi të madhe parashë në një valixhe. Joveski është kryerësi i cili heshti për zhdukjen e emrit të Vice nga denoncimi për ryshfet në REK Manastir. Krimi i qeverisë do të ishte i pamundur nëse nuk kishte bashkëpunim me Joveskin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Related posts

Me sukses do të përfundojë procesi me “fingerprint” terminalet, konsideron Zaev

D V

Çmimi i bukës në disa nga furrat private shtrenjtohet për 5 denarë

D V

Kasami për Srebrenicën: Nuk do ta harrojmë asnjëherë masakrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More