Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE thotë se do t’i heq tatimet për qytetarët deri në 29 vjeç

Shkup, 15 nëntor, zhurnal.mk – Duke e akuzuar LSDM-në dhe Zoran Zaevin për premtime të rrejshme në vitin 2016 gjatë fushatës, VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se në qeverinë e re ku do të jenë ata do t’i heq tatimet për qytetarët e moshës nën 29 vjeç.

“Gjithçka që bën LSDM-ja në këtë periudhë është rrenë. Rrena më e madhe është me punonjësit e shkencës që në vend të 36.600 denarë, do të marrin 10 mijë denarë më pak”, thuhet mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja.

“Zaevi dhe LSDM-ja i gënjen pensionistët duke ju marrë nga 1500 denarë në dy vitet e kaluara, e tash kinse po ju jep pension për 700 denarë më shumë. Ata i rrejnë edhe bujqit duke mos jau paguar subvencionet që ju takojnë sipas ligjit” përfundojnë nga partia opozitare.

Më 12 prill, sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja do të shkojë në opozitë kurse në Maqedoni do të fillojë procesi i përmirësimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...