Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Veturat zyrtare të MPB-së janë shfrytëzuar për nevoja private

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – “Krimet, keqpërdorimet dhe paaftësia e LSDM-së në institucione çdo ditë po zbulohen”. Kështu fillon komunikata e sotme për media e VMRO-DPMNE-së me akuza ndaj LSDM-së, informon Zhurnal.

Nga VMRO thonë se tek LSDM po mbizotëron frika se përmes ministrave teknik do të dalin në sipërfaqe të gjitha manipulimet që këto tre vite janë realizuar me urdhër të Zoran Zaev.

“LSDM në çdo mënyrë po përpiqet të pengojë ministrat dhe zv.ministrat teknik të propozuar nga VMRO-DPMNE të cilët garantojnë profesionalizmin në institucione. Dje i gjithë opinioni e pa se bashkëpunëtorë të ndryshëm të Spasovskit dhe Zaev kanë shfrytëzuar veturat zyrtare të MPB-së për nevoja private. Absurditeti të jetë më i madh, lakmia për diçka që nuk është e tyre publikisht e demonstrojnë dhe refuzojnë t’i kthejnë”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO bëjnë me dije se Qeveria e tanishme për vetëm dy muajt e fundit ka punësuar gjithsej 4131 “ushtarë partiak”. E gjithë kjo sipas tyre, është që Zaev të ulë përqindjen e humbjes.

Nga VMRO përmendin edhe shumë fusha të tjera të cilat i quajnë paaftësi dhe dështime të LSDM-së, mes të cilave përqindjen e ulët të Bruto Prodhimit Vendor, 11,514 kërkesat e pazgjidhura për ndihma për përkujdesje, kërkesat për libreza partiake ndaj bujqve që t’u paguhen subvencionet e kështu me radhë.

“Obstruksionet dhe goditjet e ulta të kësaj Qeverie nuk do ta vazhdojnë karierën politike të Zoran Zaev. Fundi është shumë afër, qytetarët më 12 prill do të zgjedhin rindërtim për Maqedoninë”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...