Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe janë katastrofa më e madhe për qytetarët

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “edhe pse numri i rasteve aktive është gati 12 mijë, dhe numri i të vdekurve tejkaloi 1.000, Zaev dhe Filipçe përveç që vonohen me masat, ata po zbatojnë edhe masa sipërfaqësore”.

“A e din Zaevi se si pasojë e politikave të këqija qeveritare, si dhe si pasojë e politikave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse po mbushen kapacitetet spitalore. A e din Zaevi dhe institucionet kompetente të cilat i përmend Filipçe nuk mund të bëjnë teste”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se aq katastrofale janë rezultatet sa që e vetmja masë që ka mbetur është dorëheqja e Filipçes.

“Deri sa Zaevi udhëheq me Qeverinë, dhe Filipçe ministrinë kyçe, qytetarëve nuk do t’ju ndihmohet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Postime të ngjashme

Shekerinska: Vetoja bullgare e dëmtoi Maqedoninë e Veriut dhe kredibilitetin e BЕ-së

XH,I

Tashev: Sofja duhet ta ndryshojë politikën ndaj Shkupit nga pasive në proaktive

XH,I

Filipçe: Shumë pak pacient janë vendosur në respiratorë, rezultatet nga masat për 3-4 javë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...