Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe nuk e ulën numrin e të infektuarve me Covid-19 gjatë stinës së verës

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se numri i të infektuarve me coronavirus në ditë nuk bie nën 200 dhe se vetëm gjatë ditës së djeshme kishim 225 të infektuar dhe tetë të vdekur.

“Sistemi shëndetësor i menaxhuar nga Zaev dhe Filipçe nuk mund të menaxhohet me problemet e coronavirusit. Maqedonia është pranë stinës së vjeshtës dhe numrat janë treshifror. Edhe nuk ka filluar sezoni i gripit, ndërsa ne kemi të infektuar”, thuhet në njoftimin VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, nëse gjendja është alarmante sot çfarë mund të pritet për një muaj apo dy dhe se shteti është pranë kolapsit në planë shëndetësor, ndërsa Zaev dhe Filipçe, sipas VMRO-DPMNE-së duhet të japin përgjegjësi.

“Joserioziteti shkon deri atje që nuk ka vaksinim kundër gripit ndërsa sezoni i gripit pritet të fillojë. Maqedonia është i vetmi shtet, që për shkak të paaftësisë së Zaev dhe Filipçes nuk kishte fund të valës së parë, por valë e vazhdueshme që na fillimi i pandemisë deri sot. Edhe numrat nuk ulen, por rriten nga dita në ditë dhe çdo ditë kemi pik të ri”, shprehen nga kjo parti.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga Filipçe i cili kishte deklaruar se numri i të infektuarve nuk do ta tejkoalojë shifrën prej 2.000 të infektuar.

Postime të ngjashme

Xholev: Për arrestin shtëpiak të Mijallkovit gjykata ka vepruar me korrektësi

D J

HAN, VARHEJI DHE XHENTOLINI: Maqedonia vazhdon në rrugën reformuese

D J

Ministria e Kulturës anashkalon festivalin “Bletëzat”

D J

Zaev: Analizohen mundësitë për zgjidhje të re ligjore për falimentuesit

D J

Xhaferi pret zgjidhje në lidhje me mosardhjen e deputetëve nga shumica qeverisëse në seanca

D J

Shtëpia botuese “Shkupi” kërkon nga Ministria e Kulturës të pranohet programi i tyre aplikues për projektet botuese

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...