Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE: Zaev u gëzohet sukseseve të të tjerëve, ndërsa në vendin e tij nuk ka punuar asgjë

Shkup, 20 maj – VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se po u gëzohet sukseseve të tjerëve, duke potencuar pjesmarjen e tij në lëshimin zyrtar të Koridorit 10 në Serbi, ndërsa në vendin tonë siç thonë, nuk ka punuar asgjë për autostrada, njofton Zhurnal.
“Republika e Serbisë e përfundoi Korridorin 10, ndërsa Zoran Zaev gëzohet për sukseset e tyre. Është e pritshme që çdo shofer që do të shfrytëzojë Korridorin 10, të gëzohet për autostradën e re, por Zaev është kryeministër dhe mer pagë nga qytetarët e Maqedonisë jo për tu gëzuar për sukseset e të tjerëve por të punojë diçka për të cilën paguhet”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Më tej siç shtojnë nga VMRO, derisa të huajt lëshojnë austrada, Zaev nuk mund të lëshojë në përdorim autostradën Shkup-Shtip, i cili siç thonë, është bërë që kur ishte VMRO-DPMNE në pushtet.
Nga VMRO-DPMNE thonë se fjala “Punë” është e panjohur për Zaevin.
“Puna është fjalë e panjohur për Zaevin. Ai nuk punon në shtëpi dhe prandaj shkon jashtë vendit për të parë si duket puna”, kumtuan nga VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme për media./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...