VMRO: Fajin që BE ndau RMV nga Shqipëria e ka LSDM

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar partinë opozitare LSDM si fajtore që BE e ndau Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

Ata thonë se vendi po ecën përpara dhe se LSDM nuk do të gëzojë gjatë.

Reagimi i plotë:

LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në drejtësi, shëndetësia dhe arsimi i shkatërruar, LSDM shkatërroi sistematikisht shtetin. Gëzimi i LSDM-së nuk do të zgjasë, Maqedonia po ecën përpara, me VMRO-DPMNE-në do të ketë transformim ekonomik, sundim të ligjit dhe prosperitet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More