Agjencia Zhurnal.mk

VMRO: Gjithë familjet largohen për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie

Shkup, 7 qershor – Ulja e papunësisë mund të habisë vetëm ato që nuk kanë parë autobus të mbushur me të rinjë që lëshojnë vendin, e vështirë të ketë njeri që nuk ka ndonjë të afërm që është larguar nga vendi për një kafshatë bukë. Gjithë familjet largohen dhe rajoni po zbrazet për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie. Në këtë mënyrë Zaev ulë papunësinë, këto akuza sot i ka bërë VMRO dhe se sipas tyre vetëm Zaev dhe Angjushev mund të jenë të lumtur dhe familjet e tyre të pasura.

“Të punësuarit nga Eurokompozit nuk kanë lënë shatora para qeverisë që të festojnë manipulimet e Zaevit por të protestojnë sepse nuk mund të nginë familjet e tyre me bukë dhe të dëgjojnë secilën ditë gënjeshtrat e Zaevit. Sindikatat të shtunën do organizojnë protesta jo për shkak se Zaev lavdërohet por për shkak se nuk mund të gjejnë veten aty. Qytetarët jetojnë shumë varfër dhe me vështirësi. Jeta është shumë e shtrenjtë, akcizat rriten ndërsa tatimet gjithashtu, nuk ka pensione të larta e as paga”, kështu akuzon mes tjerave VMRO.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...