VMRO-Gostivar kundër gjuhës shqipe

Gostivar, 26 shtator – Ligji për dygjuhësinë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ligji për dygjuhësinë prish kohezionin në shoqërinë maqedonase dhe regreson përdorimin e gjuhës maqedonase si një ind lidhës për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend, ka deklaruar Dafina Stojanoska, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, shkruan sharri.info.

Stojanovska pretendon se Ligji për Dygjuhësinë krijon pasiguri juridike dhe shkakton implikime serioze financiare, dhe nuk do të kontribuojë në ngritjen e standardit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

“Ligji për dygjuhësinë definitivisht i vendos anëtarët e të gjitha bashkësive të tjera etnike në vend në një pozicion vartës. Të gjitha këto mangësi u vunë në dukje nga ekspertët ligjorë, presidenti dhe publiku i gjerë, por LSDM vendosi që me kokëfortësi në dëm të shtetit dhe qytetarëve dhe të shtyjë me forcë zgjidhjen jokushtetuese. Në vend që të tërhiqet ligji dhe të pranohet oferta konstruktive për një debat të gjerë, LSDM me këmbëngulje e shtyn ligjin për dygjuhësinë, i cili është antikushtetues dhe i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin, tha përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së.

Ajo tha se ka nene të ligjit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese dhe se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të paraqesë amendamente për korrigjimin e tyre.

Related posts

Prokurori shtetëror Joveski për vizitë në Gjykatën e Kasacionit në Turqi

Z H

Arsovska në takim me përfaqësuesit e lëvizjes Polio Plus

D V

Ziadin Sela mbledh këshilltarët dhe deputetët e Tetovës, shqyrton hapat e mëtejme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More