Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO i drejtohet ministrit Osmani: Çështjet serioze nacionale dhe shtetërore nuk zgjidhen me telefon

Shkup, 15 tetor – Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani vetëm konfirmon diplomacinë mendjelehtë që zhvillohet për çështje që janë me interes jetik kombëtar dhe shtetëror. Temat dhe çështjet e tilla serioze nuk zgjidhen me biseda telefonike, sepse Maqedonia nuk është Suedi dhe Ballkani nuk është Skandinavia, reagoi VMRO.

Na duhet një konsensus kombëtar dhe linja të qarta të kuqe, të cilat VMRO-DPMNE i mbrojti një vit më parë kur bëmë thirrje për miratimin e një Rezolute në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Nëse Osmani mohon pretendimet e kreut të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, atëherë ai duhet të thotë se çfarë u diskutua në takimin me kolegun e tij bullgar?

Opinioni me të drejtë pyet nëse po shihet një shtyllë kurrizore e re e përkulur dhe ndryshime të reja kushtetuese nën presionin e Bullgarisë?

Përvoja tregon se kur Zaev negocion diçka, atëherë mund të pritet një treg për të cilin Maqedonia dhe qytetarët e saj paguajnë shtrenjtë. Zaev tregoi se është i gatshëm të shesë gjithçka vetëm për të mbajtur karrigen dhe për të mbrojtur interesat e tij kriminale dhe afariste.

Opinioni është duke pritur për përgjigje, duke mos bërë shaka për çështje kaq serioze kombëtare dhe shtetërore, thonë në reagimin e tyre VMRO-DPMNE.

Postime të ngjashme

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

Taravari kundër orës policore: Vendim i gabuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...