Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO: Interpelancat ndaj Nikollovskit dhe Mariçiqit, gjatë këtij muaji

Opozita pret që gjatë këtij muaji të debatohen interpelancat kundër Zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovskit dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Nga VMRO-DPMNE thonë se presin mbështetjen e deputetëve të cilët e mendojnë të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

“Pritjet tona janë që ato deputetë për të cilët ekonomia dhe lufta sistemore kundër korrupsionit janë më të rëndësishme, do ta mbështesin interpelancën. Ata të cilët më të rëndësishme kanë partinë dhe koalicionin qeveritarë nuk do të mund t’i bindim, por rëndësi ka publiku t’i dijë argumentet”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita alarmon se radhitja në vendin e 111 ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

“Konsiderojmë se lista e “Transparency International” duhet të na shqetësojë. Është përpunuar me të dhënat e dy viteve të fundit gjë që ndikon në përkeqësimin e ekonomisë. Konsiderojmë se përgjegjësia është e pushtetit që ka presidentin, Qeverinë dhe Komunat”, pohoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.   

Interpelanca kundër Nikollovskit erdhi si pasojë e raportit të “Transparency International” ku Maqedonia e Veriut u radhit në vendin e 111-ta në luftën kundër korrupsionit, ndërsa interpelanca kundër Mariçiq erdhi pas skandalit me “Javna Soba” në aplikacionin Telegram. Javën e kaluar Kuvendi me shumicë votash rrëzoi interpelancën kundër Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, e parashtruar nga partitë opozitare. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...