Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

VMRO i’u ikë zgjedhjeve për shkak pandemisë, ndërsa është kundër orës policore për Bajram!

Shkup, 22 maj, zhurnal.mk – VMRO –DPMNE ditëve të fundit është duke e shfrytëzuar situatën për përfitime politike dhe mundësisht të mund të fitojë terren te elektorati shqiptar sidomos me propozimin që për festën e Bajramit të mos ketë orë policore dhe kategorikisht është deklaruar Kundër propozimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Në anën tjetër kjo parti nuk dëshiron të mbahen zgjedhjet në qershor për shkak të pandemisë duke u thirur në shëndetin e qytetarëve madje duke bërë të ditur se do t’i bojkotojë zgjedhjet, shkruan zhurnal.

Analisti politik Berat Azizi për Zhurnal thotë se VMRO-DPMNE-ja është shumë kontradiktore me këto qëndrime, por qëllimin e kanë që të zbusin klimën anti-VMRO te shqiptarët.

“Unë mendoj se këto deklarata kontradiktore në një një situatë pandemie nuk kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve apo edhe me gëzimin e njerëve për të festuar Bajramin, por kanë një prapavijë shumë më të thellë. Në rastin e parë VMRO-DPMNE dëshiron që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë pasi do të ketë më shumë kohë në dispozicion për tu përgatitur dhe për të shfrytëzuar situatën të cilën si duket qeveria nuk po e menaxhon mire. E dyta mospajtimi që ka të bëjë me izolimin për festa kjo parti dëshiron që të zbus klimën anti-VMRO tek shqiptarët, duke e ditur se i prek në çështjen mjaft komplekse dhe thelbësore, dhe në anën tjetër do të përfitonin të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Azizi duke shtuar se kjo parti politikisht me plot të drejtë thirret në faktin se izolimi nuk ka efekt nëse menjëherë pas festave do të hapen kafenetë dhe restorantet.

“Por, mendoj se shqiptarët janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të vijë nga përhapja e koronavirust dhe nuk do të bien pre e politikave jo vetëm të partisë maqedonase në opozitë, por edhe të strukturave tjera politike dhe fetare. Pra duhet pasur kujdes sepse ndodhemi në një situatë kur e gjithë bota dhe vendet islame po marrim masa radikale në prag të festës duke mbyllur qytetarët për më shumë se katër ditë. Në këtë rast unë mendoj se duhet të jenë ekspertët dhe mjekët ata të cilët do thonë fjalët e fundit dhe do na japin rekomandimet se si duhet të veprojmë”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Nga ana tjetër, gazetari Naim Sinani për Zhurnal ka deklaruar se është e dukshme se partitë politike më të rëndësishëm e kanë rejtingun partiak, se sa shëndetin e qytetarëve.
Ai thotë se qëndrimi i VMRO-së kundër orës policore për bajram, ka qëllim të rritë simpatinë te muslimanët joshqiptarë dhe të ulë mbështetjen e shqiptarëve ndaj rivalit politik.

“Kjo u pa nga mënyra se si i trajtuan shkeljet e masave të qeverisë, fillimisht nga kisha ortodokse, që më pas çoi edhe në hapjen e xhamive, pa pëlqimin e institucioneve shëndetësore dhe të qeverisë, të cilat përfunduan vetëm me apele, që nuk u përfillën nga bashkësitë fetare. Në frymën e kalkulimeve partiake është edhe qëndrimi i VMRO DPMNE-së e cila po kundërshton orën policore për festën e Bajramit. Me këtë ka dy qëllime, të rritë simpatinë te muslimanët jo shqiptarë dhe të ulë mbështetjen shqiptare për rivalin politik LSDM-në. Kontradikta e VMRO-së në këtë rast qëndron te kundërshtimi i zgjedhjeve të shpejta me arsyetimin e rrezikut të përhapjes së virusit. Por kjo ndodhë për shkak të vlerësimit të kësaj partie se masat ekonomike të qeverisë për tu dalur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve mund të shërbejnë për rritjen e rejtingut të LSDM-së”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Naim Sinani.

Edhe sot VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim kanë theksuar se ish kryeministri Zaev po planifikon zgjedhje në kohë kur numri i të infektuarve vazhdimisht po rritet.

VMRO i'u ikë zgjedhjeve për shkak pandemisë, ndërsa është kundër orës policore për Bajram!

VMRO i'u ikë zgjedhjeve për shkak pandemisë, ndërsa është kundër orës policore për Bajram!

Posted by ZHURNAL.MK on Friday, May 22, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...