VMRO-ja i kundërpërgjigjet Grubit: Koalicioni kriminal LSDM-BDI do të pësojë debakël

Shkukp, 3 shtator – Deklarata e sotme e zëvendëskryeministrit Artan Grubi se mezi po pret 17 tetorin, ditën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, ka shkaktuar reagimin e VMRO-DPMNE-së opozitare. Nga kjo parti theksojnë se Grubi po aktron rolin e zëdhënësit të LSDM-së, dhe se LSDM dhe BDI në zgjedhjet e 17 tetorit do të pësojnë debakël, shkruan Alsat.

 

“E kuptojmë panikun dhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse LSDM dhe BDI do të mposhten në këto zgjedhje. Por kur Grubi flet për disa kohë të kaluara, është e udhës të përmendim me sa vijon: I përkujtomë me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit në selinë e VMRO-DPMNE-së. Njëherit Artan Grubi ishte njëri nga deputetët më të shpejtë kur shtypte pullën për të mbështetur qeverinë e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Aleanca për Shqiptarët akuzoi për diskriminim

D V

Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore, siguron Mariçiq

R Zh

Guvernatori i Bankës Popullore kroate për vizitë në vend

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com