Shkup, 26 nëntor – VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte mban protestë me automobila, për, siç kumtoi partia, “mbrojtjen e linjave kombëtare të kuqe të cilat janë mbrojtja e fundit e identitetit të Maqedonisë”.
Protesta që e paralajmëroi partia si “mbarëpopullor dhe mbipartiak” zhvillohet nën moton “Protestë tani, që të mos bëhet shumë vonë”.
Kolona e automobilave u nis prej para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe u drejtua për në Qeveri, ku duhet të përfundojë protesta.
Në thirrjen për protestë nga partia opozitare u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë në, siç thonë, “politikën e tregut dhe anacional të Zoran Zaev dhe qeverisë të cilët janë të gatshëm të shesin interesat kombëtare të Maqedonisë”.
“Qëllimi është të shprehim me dinjitet dhe paqe revoltën civile për qëllimin e qeverisë së Zaevit për të tregtuar me gjuhën, popullin, identitetin dhe historinë e Maqedonisë”, kumtuan nga VMRO-DPMNE-ja.